Nismat të cilat u vijnë në ndihmë njerëzve që përballen me vështirësi të ndryshme gjatë gjithë jetës së tyre na bëjnë të jemi më humanë.T’i ofrojmë dorën njëri-tjetrit dhe të solidarizohemi me vuajtjet e tyre, na bën të kuptojmë se jeta nuk rrjedh njëlloj për të gjithë. Sa më shumë të ndërgjegjësohemi rreth këtyre veprimtarive aq më shumë ndikojmë tek fëmijët tanë, për tu  mësuar atyre se si të bëhen njerëz të mirë. Një tjetër nismë bamirësie u mor sot nga nxënësit përfaqësues të klubit “Shpresa” ,të cilët së bashku me disa mësuese dhe drejtorin e shkollës Z.Tuncer Tiryaki u nisën drejt Njësisë Administrative Bubq.

Ndihmat ushqimore u erdhën në ndihmë banorëve të fshatit Murqinë. Gjatë procesit të shpërndarjes së ndihmave ishin të pranishëm edhe punonjës të policisë së shtetit si: Z.Gani Zeneli- zëvendësdrejtor, Z. Xhevahir Babasi – inspektor,Z.Qemal Daci- administrator i njësisë Bubq,Znj.Arlinda Doda- specialiste e ndihmës ekonomike, Z.Bujar Dema – punonjës i emergjencave civile .

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë nismë humane,veçanërisht ju prindër  që na mbështesni gjithmonë.

Ajo” pak” që mund të japim ne, mund të jetë “shumë” për njerëzit në nevojë si dhe në edukimin e fëmijëve tanë që të rriten me ndjenjën e humanizmit.

Secili mund të bëjë gjëra të vogla me dëshirë të madhe, por të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha.

 Faleminderit!  

Përgatiti:Suida Kadiu