Nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”,në datën 8 prill 2021 realizuan një tjetër aktivitet,ekspozitën me punime të ndryshme të titulluar “Durrësi ynë!”Lajtmotivi i kësaj ekspozite ishte: Durrësi si ishte dikur dhe premisat e zhvillimit të sotëm të këtij qyteti me histori të lashtë.Një pjesë e projekteve që përcillnin vlerat e trashëguara historike u paraqitën në 3 – D.Nxënësit e shkollës 9-vjeҫare kishin punuar:Torrën Veneciane, Amfiteatrin, Murin e Kalasë,një pjesë të Vollgës, Portin,vendin që po bëhet lulishte në Spitallë,pika të shumta turistike që ky qytet me shumë dashamirësi ua ofron turistëve vendas dhe të huaj .Nuk munguan dhe “shtëpizat prej bore”,kështu i quanin fëmijët maketet e disa shtëpive të mbuluara nga bora, duke qenë se ky fenomen ka qenë i pranishëm vitet e fundit edhe në këtë qytet bregdetar.Materialet e punimeve ishin nga më të ndryshmet: kartona,letra të buta, tapa peshku,tapete bari artificial, pambuk, shkopinj të vegjël etj.Vlen të veҫohet talenti dhe serioziteti i fëmijëve jo vetëm në punimin e projekteve me vlera të spikatura historike, por dhe në përcjelljen e tyre te brezat në vazhdim duke i ruajtur ato dhe duke sjellë risi për të ardhmen.Nxënësit shpreheshin se qyteti duhej zhvilluar,duke iu përshtatur modernitetit të shekullit XXI, por nga ana tjetër edhe duke ruajtur rrënjët që janë të veҫanta dhe tepër domethënëse  jo vetëm për këtë qytet, por për gjithë Shqipërinë dhe më tej.