Kështu quhet nisma më e re në shkollën tonë dhe sapo ka ngritur siparin e saj nga vogëlushët e kopshtit e deri te nxënësit e klasave XII.Të gjithë ata që kanë mundësi ta përkrahin këtë iniciativë dhe që dëshirojnë të dhurojnë nga librat e tyre, le t’i bashkohen kësaj nisme.Me këtë veprim jo vetëm dhurojmë një libër, por kultivojmë gjithashtu shprehinë e leximit te nxënësit. Ndaj dhe shpresojmë që suporti në këtë projekt do të jetë i madh.Libri është ajo vlerë që ia kalon çdo gjëje tjetër materiale.Të ushqen mendjen dhe të pasuron shpirtin. Le të lemë të gjithë gjurmën tonë te brezat e ardhshëm , nxënës dhe mësues!

 Edhe  këtë vit, si për të disatin  vit radhazi , shkolla “Turgut Ozal” Durrës filloi fushatën  për të sensibilizuar të gjithë nxënësit  për të dhuruar një libër për bibliotekën e shkollës. “Dhuro librin tënd”synon të pasurojë bibliotekën me prurje  të reja .Kjo nismë ndien rëndësinë e iniciativës, sidomos në një situatë të jashtëzakonshme në të cilën ndodhemi, situatat stresante dhe të ngarkuara nëpër të cilat po kalojmë, prandaj ndiejmë si detyrë të promovojmë  iniciativa që kontribuojnë në  mënyrë konkrete në formimin shoqëror dhe kulturor,duke sjellë një numër më të madh të librave dhe një larmishmëri të  bibliotekës së shkollës sonë nga ku këto prurje mund të jenë shoqëruesit më të mirë në këtë situatë që po kalojmë. Një tjetër element që e bën të veҫantë këtë” bamirësi dijesh”për brezat në vijim është edhe  personalizimi i dhurimit duke shkruar një dedikim  të veҫantë nga ҫdo nxënës që i   bashkohet këtij projekti.  Emri e mbiemri , klasa dhe një thënie motivuese do të lërë shenjën e saj në bibliotekën e shkollës  përgjithmonë, si një referim i sinqertë dhe pozitiv.Në këtë mënyrë çdo nxënës do të ndihet krenar kur të rikthehet pas në kujtime  në shkollën ku i ka përshkruar hapat e tij të parë .Ky është kujtimi që gjithsecili i bën vetes, por edhe brezave të ardhshëm. Kjo nismë do të qëndrojë e hapur për të gjithë muajin shkurt si një mundësi e mirë dhe e realizueshme e pasurimit të trashëgimisë së librit e dijes.

 Te ndihmojmë nxënësit që të kenë mundësinë të lexojnë sa më shumë gjatë kohës së tyre të lirë. Libri ka një sfond me gërshetime tematikash të ndryshme që variojnë nga sakrificat e përmbushjes personale, te sfidat me të cilat përballet çdokush, stepjet, pasiguritë, tërheqjet, rëniet, frikërat, momentet kur jemi të dobët, por edhe kur kemi nevojë për një shembull i cili mund të marrë shumë rëndësi në jetën tonë duke bërë një lloj transformimi të brendshëm e na bën të kuptojmë kush jemi dhe kush nuk do të duam të  jemi.  Libri të lë shijen e freskët të reflektimit dhe të zhvendos “përtej kufijve “ . “ Ka gjithmonë diҫka matanë asaj që ne e quajmë fund, dhe jemi ne që vendosim ta hapim atë derë, t’i zbulojmë të panjohurat, t’i përcaktojmë limitet tona apo jo dhe kete mundësi njohjeje. Këtë mundesi na e jep libri.” – kam lexuar diku.

Migena Mehmeti