Nuk kishin si ta nisnin më bukur vogëlushët e kopshtit tonë atmosferën e festave të 7-8 Marsit. Ndonëse më të vegjël , por jo më pak të rëndësishëm ishin ata të parët që shkëlqyen në skenën plot drita e ngjyra.

Vjershat dedikuar nënave dhe gjysheve bënë që festat të ndiqeshin me emocion nga prindërit ku nuk munguan as lotët e gëzimit.
Këto dy festa mjaft domethënëse përmbajnë një emocion të veçantë për të gjithë ne. Edhe pse aq të vegjël, fëmijët përpiqeshin të artikulonin bukur fjalët të cilat ua shprehnin nënave te tyre.

Me veshjet e tyre të kombinuar aq bukur ata shkëlqyen gjatë performancës së tyre më tepër sesa dritat.
Vogëlushët midis buqetave me lule u dhuruan përqafime të sinqerta nënave dhe mësuesve të tyre.

Faleminderit ju nëna për këta fëmijë te mrekullueshëm dhe emocionin e përbashkët që morëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here