Fenomeni i bullizmit është një dukuri e vjetër i cili vit pas viti, është gjithmonë e më shumë në rritje. Bullizmi mund të përkufizohet si një sjellje negative, keqdashëse, e një ose disa personave kundrejt një individi i cili e ka të vështirë të vetëmbrohet. Duke u nisur nga ky përkufizim, kuptohet se pasojat e bullizmit te një person, mund të jenë nga më të ndryshmet deri te ato me fatalet.

Si një mënyrë për t’i këshilluar nxënësit, dhe për të mbajtur një “leksion” të shkurtër mbi bullizmin, në shkollën tonë ishte e ftuar psikologia e nderuar dhe shumë e mirënjohur Znj. Lorela Garuli. Ajo mbajti një fjalim para nxënësve të 9-vjeçares, mësuesve dhe drejtuesve të shkollës.

Ky fjalim i mbajtur nga Zonja e nderuar Garuli rezultoi shumë i vlefshëm dhe shumë domethënës për nxënësit. Ata morën informacion në lidhje me fenomenin bullizëm, llojet e bullizmit, tiparet e fëmijëve që bien pre e bullizmit, dhe çfarë mund të bëjmë ne për ta parandaluar këtë fenomen. Psikologia i këshilloi nxënësit për mënyrën se si duhet të sillen me njëri-tjetrin, dhe se sa e rëndësishme është që ata ta shmangin bullizmin, dhe si duhet të reagojnë në rastin e shfaqjes së këtij fenomeni.

Nxënësit u ndërgjegjësuan, dhe u përfshinë në diskutim së bashku me psikologen, duke i drejtuar pyetje të shumta dhe nga më të ndryshmet në lidhje me temën e trajtuar.

Nuk je vetëm! Thuaji jo bullizmit! 

Përgatiti: Rruzhdie Nezha



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here