Në ambjentet e shkollës sonë, u zhvillua një aktivitet tepër i dobishëm mbi “Rëndësine e Librit”.  Të ftuar në këtë aktivitet ishin katër zonja të nderuara, Znj. Elmira Kamberi, Majlinda Gjini, Entela Zerri dhe Sara Trebicka, përfaqësuese të Biblotekës të qytetit të Durrësit, si dhe përfaqësues nga Drejtoria, mësues dhe vetë nxënësit e shkollës 9- vjeçare. Gjatë bisedës zonjat në fjalë, i kushtuan një rëndësi tepër të madhe leximit të librave nga brezi i ri, dhe kryesisht nga nxënësit e shkollave. Mesazhi që ato dhanë ishte tepër produktiv dhe i rëndësishëm dhe theksuan gjithnjë e më shumë faktin , se krahas evolimit dhe zhvillimit të teknologjise, libri mbetet dhe do të jetë gjithnjë furnizuesi i pa shtershëm në dijet e njerëzve dhe një mik i përjetshëm i njeriut.

Përgatiti:Amarilda Megjidi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here