Më datë 24.09.2019 ambjentet e kolegjit tonë “Turgut Ozal” Durrës u gjallëruan nga zërat e nxënësve, të cilët mundoheshin të tregonin për stresin që kishin kaluar gjatë ditëve të tërmetit. Për ti qetesuar dhe informuar se si të veprojnë në raste të tilla dhe sipas urdhërit të Ministres së Arsimit Besa Shahini, mësimi nisi me shfaqjen e një videoje informuese të ndërtuar nga “Save Children”. Është video e animuar me disa personazhe fëmijë që kujdesen për veten në rast tërmeti.

Pasi mbaroi shfaqja e saj, nxënësit diskutuan rreth dhe mësuan disa veprime që nuk i dinin më parë.

Falënderojmë Ministren e Arsimit për mundësinë rreth informimit të nxënësve në raste të tilla.
Herë pas herë do të informojmë nxënësit mbi rreziqet e mundëshme natyrore dhe se si të mbrohen prej tyre.