Të dashur prindër,
Mirë se erdhët në klasën e parë! Është emocionuese të jesh në fillim të një viti të ri shkollor këtu në shkollën “Turgut Ozal” Durrës! Ne shpresojmë që ju të ndiheni të çlodhur dhe të gatshëm për të filluar këtë vit shkollor. Ndërkohë që është e vështirë te ndahemi nga pushimet verore, gjithmonë ekziston një pjesë e jona që mezi pret vitin e ri shkollor. Çdo vit sjell një mundësi interesante për të mësuar – dhe për t’u mësuar nga – një grup i ri fëmijësh të mrekullueshëm!
Klasa e parë është një vit i mbushur plot me kthesa të mëdha. Ndërsa viti do vazhdojë, ju do të shihni që fëmija juaj do të fitojë përgjegjësi dhe pavarësi si anëtar i një mjedisi sfidues, emocionues dhe motivues për të mësuarit. Shpresojmë se shkolla jonë do të jetë një vend ku fëmija juaj do përballet i qetë me sfidat që do t’i dalin përpara nga ku ai do të gjejë motivimin për përpjekje drejt përsosmërisë personale. Ne gjithmonë përpiqemi të edukojmë nxënës të kujdesshëm dhe të dashur, me te cilët mund të festojmë arritjet e tyre, të mbështesim nevojat emocionale dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin drejt ndryshimeve pozitive. Ne e konsiderojmë këtë lloj ambienti të rëndësishëm për të mësuar, dhe sinqerisht shpresojmë se shkolla jonë do të jetë një vend ku fëmija juaj do të presë me padurim të vijë çdo ditë. Ne jemi një ekip i përkushtuar dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që fëmija juaj të ketë sukses.
Me mbështetjen dhe interesimin nga ana juaj do të arrihet suksesi i nxënësve.
Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni. Duke punuar së bashku, do të sigurojmë një përvojë pozitive të klasës së parë për fëmijën tuaj.
Me respekt,
Shkolla jopublike “Turgut Ozal” Durrës