Filloi sot java e orientimit për nxënësit që janë regjistruar për herë të parë në klasat VIII, IX dhe X në shkollën tonë.

Java e orientimit organizohet për të ndihmuar nxënësit e rinj që të ambientohen me shkollën.

Aktivitetet e njëpasnjëshme do t’i ndihmojnë nxënësit të njihen me planin akademik, ambjentet e shkollës, stafin akademik, jetën në konvikt si dhe miqësohen me klimën e re shoqërore. Me ndihmën e nxënësve më të rritur, mësuesve dhe kujdestarëve kjo fazë do të jetë informative dhe argëtuese.

Ju urojmë suksese gjithë nxënësve pjesëmarrës.