Edhe për vitin akademik 2019 -2020 kopshti ynë i hap dyert e tij  më datë 02.09.2019. 

Fëmijët janë të ndarë në grupe sipas moshës ,  3-4 vjeç fëmijët e  grupit të parë,  4-5 vjeç fëmijët e  grupit  të dytë dhe 5- 6 vjeç fëmijët e grupit të tretë  parashkollorët, të cilët do të përgatiten për hapin më të rëndësishëm e të gjatë në jetë, atë të dijes, nga një staf mësuesish të kualifikuar e të përkushtuar në misionin e tyre të edukimit e mësimdhënies.

Vogëlushët do të gjejnë kushte komode duke filluar që nga ambjentet ku do të zhvillohet mësimi, lojrat zbavitëse dhe ato të fjetjes.