Konkursi Shkencor është një nga konkurset tradicionale që organizohet nga kolegjet “Turgut Ozal” që prej vitit 2001 ndërmjet klasave të 9-ta. Konkursi përmban 50 pyetje me alternativa nga lëndët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë që studiohen në shkollat shtetërore. Për nxënësit dhe shkollat fituese jepen dhurata dhe çmime të ndryshme. Madje për nxënësit që arrijnë rezultate të larta sipas kritereve të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Kolegjeve “Turgut Ozal” ofrojmë deri në 100 % bursa studimi.

Ky konkurs zhvillohet në rang kombëtar dhe kemi kontingjent të caktuar për çdo qytet sipas numrit të shkollave. Çdo vit marrin pjesë rreth 200 nxënës nga 35 qytete të ndryshme. Shpenzimet për rrugën dhe ushqimin përballohen nga Drejtoria e Kolegjeve “Turgut Ozal”. Nxënësve që vijnë nga larg u mundësohet akomodim pranë konvikteve të kolegjeve “Turgut Ozal”.

Nxënësit që marrin pjesë në konkurs shoqërohen nga inspektorët ose persona të tjerë të caktuar nga Drejtoritë Rajonale Arsimore. Për më tepër nxënësit dhe inspektoret që i shoqërojnë kanë mundësinë të shkëmbejnë eksperiencat e tyre, të njohin më nga afër qytetet Tiranë dhe Durrës si dhe të argëtohen me aktivitete të ndryshme. Pa dyshim nuk mungon edhe mikpritja e ngrohtë në institucionet tona arsimore.

Konkursi zhvillohet ditën e shtunë në mëngjes dhe vlerësimi përfundon në të njëjtën ditë, pas dreke. Organizimi përfundon të dielën në mëngjes me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.