“Shpresa” është klubi i vullnetarëve të Kolegjit “Turgut Özal”. Veprimtaritë dhe aksionet e ndërmarra prej tyre janë tërësisht humanitare. Suksesi i disa prej veprimtarive ka bërë që ato të kthehen në traditë në shkollën tonë. I tillë është Panairi i Ushqimeve, i cili çdo vit siguron të ardhura të mjaftueshme për fëmijët e familjeve në nevojë duke i ndihmuar ata me veshje, mjete shkollore apo edhe produkte ushqimore. Në këtë panair nxënësit sjellin në shkollë ushqime të përgatitura nga vetë ata.
Klubi Shpresa
- Post published:May 20, 2016
- Post category:service Slide / Uncategorized