Politikat e punësimit kanë për qëllim mbështetjen e punëkërkuesve në gjetjen e një pune të përshtatshme duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e situatës së tregut të punës dhe rrjedhimisht uljen e nivelit të papunësisë.
Procedura e rekrutimit përcakton në mënyrë preçize të gjithë hapat që ndiqen për rekrutimin e punonjësve në shoqerine Turgut Ozal Education sh.a, bazuar në kriteret bazë për arsimim, trajnim, kualifikim, eksperiencën dhe kërkesa të tjera specifike të lidhura direkt me vendin e punës. Ky proces kryhet në zbatim të plotë të ligjit, duke respektuar të drejtat e individit dhe politikat jodiskriminuese për shkak të racës, kombësisë, gjinisë, moshës, aftësive të veçanta etj.