Kompleksi “Turgut Özal” Durrës përbëhet nga 3 godina simetrike ; një kinema, një sallë e madhe konferencash , tre fusha sportive ,dy palestra dhe mjedise komode për zhvillimin e një mësimi sa më efektiv. Të gjitha ambjentet e shkollës janë të pajisura me sistem ngrohjeje dhe shumica e klasave kanë tabela elektronike. Çdo klasë ka nga 12 banka dhe në muret e klasave si dhe koridoreve janë vendosur stenda, të cilat paraqesin punimet e nxënësve në lëndë të ndryshme.