Një tjetër maturante e suksesshme e shkollës “Turgut Ozal” Durrës ,u përzgjodh në jo pak, por në gjashtë universitete ndërkombëtare.Bëhet fjalë për Ersilda Ҫakon e cila është pranuar me bursë për të ndjekur studimet e larta në këto universitete:University of Toronto, University of Lowell, Florida Tech,University of Maine,University New Hampshire dhe Jacobs University.Gjatë tri viteve të studimeve në shkollën e mesme të këtij kolegji,kjo nxënëse ka arritur vlerësimin maksimal, dhe ky i fundit ka qenë faktori kryesor në arritjen e këtyre sukseseve të dëshiruara.Këtij fakti i duhen shtuar pjesëmarrjet e saj në olimpiada të ndryshme si ato në lëndën e biologjisë dhe të  matematikës, apo pjesëmarrjet në kompeticionet e ndryshme (si p.sh ASEF), ku ka rezultuar e vlerësuar me certifikata dhe ҫmime të shumta.E përkushtuara Ersilda, ka dhënë dhe provimet e SAT-it dhe TOEFL-it.Rezultatet e shkëlqyera të këtyre provimeve ndërkombëtare, kanë qenë një tjetër shtysë për përzgjedhjen nga universitetet e sipërpërmendura.Nuk kanë munguar rekomandimet e mësuesve të saj,të cilët i kanë mbështetur talentin dhe këmbënguljen,CV e pasur dhe me angazhime të tjera të saj, të cilat vulosën ëndrrrën që kishte për të studiuar jashtë.