Integrimi i nxënësve në botën e shkencës dhe matematikës arrihet nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.Kjo është arsyeja pse ne si Ekip Lëndor i Matematikës në shkollën “Turgut Ozal” u japim një rëndësi të veçantë platformave dhe konkurseve të ndryshme.Një nga platformat që ne kemi zgjedhur të përdorim këtë vit është platforma IXL.Kjo është një platformë e personalizuar për lëndën e matematikës. Kjo platformë është ndërtuar për të ndihmuar nxënësit në formimin e aftësive të tyre, duke punuar në mënyrë interaktive dhe argëtuese, si dhe i motivon ata nëpërmjet çmimeve që u jepen ҫdo muaj gjatë vitit mësimor.IXL përmban një kurrikul gjithëpërfshirëse për matematikën, me më shumë se 5000 tema të ndryshme, të organizuara sipas klasave përkatëse.Nxënësit tanë që janë të përfshirë në këtë platformë janë nga klasa e tretë deri në të nëntën. IXL është platformë e besuar nga prindërit dhe mësuesit. Ajo ka më shumë se 11 milion nxënës përdorues dhe mbi 80 bilion pyetje të zgjidhura deri tani.
Feedbacku bëhet në kohë reale, duke u kthyer përgjigje nxënësve për saktësinë e pyetjeve. Nëse përgjigjja është e gabuar, jepen hapat e zgjidhjes në mënyrë të detajuar, duke iu dhënë nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre autodidaktike.Mësuesit gjithashtu, në accountin e tyre marrin një analizë të detajuar për punën e çdo nxënësi.IXL mund të aplikohet lehtësisht edhe gjatë orës së mësimit,duke e bërë më interaktive atë dhe nxënësit përveҫse mësojnë dhe argëtohen nëpërmjet kësaj platforme.