ASEF (Albanian Science and Engineering Fair) ose ndryshe “Panairi Shqiptar i Shkencës dhe Inxhinierisë” është një konkurs vjetor i bazuar në projekte, i organizuar nga kompania“Turgut Ozal Education”.Olimpiada ASEF është e hapur për të gjithë nxënësit e regjistruar jo vetëm nga kolegjet “Turgut Ozal”, por edhe për nxënësit e shkollave të tjera publike ose private, nga nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e dymbëdhjetë. Përveҫ këtyre në një kategori të veҫantë të quajtur”Little Scientists” janë përfshirë edhe nxënësit e klasave të pesta. Konkurrimi ka qenë ndërmjet tyre për këtë kategori.Nxënësit marrin pjesë duke prezantuar një projekt shkencor, ekologjik, në fushën e inxhinierisë, robotikës etj.(Tri vitet e fundit janë përfshirë dhe shkencat shoqërore në këtë panair).Projektet janë punë të mirëfillta shkencore, eksperimentale, të cilat bëjnë të mundur deri dhe shpikjen e një produkti.

Fokusi i këtij panairi shkencor ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së arsimit shkencor, rritjen e interesit të nxënësve  në shkencë dhe sigurimin e njohjes për arritjet e jashtëzakonshme nga nxënësit e klasave 6-12.Ndër të tjera konkursi ka si qëllim të frymëzojë dhe të nxisë pasionin për shkencën dhe teknologjinë te nxënësit përmes bashkëpunimit dhe punës në ekip, përvojave praktike, larmisë dhe krijimtarisë në tema dhe aftësi.Në vitin e 15 të organizimit të ASEF,  kolegji “Turgut Ozal” Durrës u paraqit me 80 projekte në grupmoshat Junior dhe 42 në atë Senior, ku morën pjesë gjithsej 220 nxënës në konkursin online dhe onsite në kategoritë: Natural Sciences, Computer Sciences, Social Sciences dhe Visual Arts. (Për shkak të pandemisë kategori të  veҫanta u prezantuan online dhe një pjesë tjetër me prezantim fizik në ambientet e kompleksit “Turgut Ozal”). Në kategorinë ”Little Scientists” morën pjesë 12 nxënës.Puna individuale ose në grup e nxënësve u drejtua nga mësuesit mentorë të lëndëve ku ata zgjodhën projektin.Projektet u gjykuan nga juri profesioniste dhe rezultatet e kolegjit tonë ishin këto:

Në ASEF Junior nxënësit tanë fituan 31 medalje bronzi, 18 argjendi dhe 9 ari, në ASEF Senior nxënësit tanë fituan 9 medalje bronzi,9 argjendi dhe 8 ari dhe në ”Little Scientists”nxënësit tanë fituan 2 medalje bronzi,2 argjendi dhe 2 ari.