8 Marsi këtë vit erdhi në shkollën “Turgut Ozal” me një aktivitet të veҫantë, me ekspozitën e artit pamor “Nëna, frymëzimi ynë !”Duke qenë në kushte pandemie nisëm të mendonim se si t‘u përҫonim një mesazh urimi nënave me anë të artit pamor, dhe kështu filloi ideja për të realizuar vizatime duke pasur si imazh nënën. Shkolla jonë ka shumë nxënës të talentuar në këtë fushë,ҫka e kanë treguar edhe në konkurset e vizatimit që janë organizuar më parë në nivel shkolle dhe më gjerë.Në ekspozitë ishin jashtë “konkurrimit”, por me dëshirën e madhe për të përcjellë sa më shumë ngrohtësinë e figurës mëmësore dhe në mënyrën më të veҫantë. Gjetjet ishin nga më të ndryshmet, emocione të bukura të shprehura nëpërmjet artit figurativ.Punimet u realizuan me teknika te ndryshme si:  teknika e lapsit , bojërat e ujit , akrelik, tempera dhe  gjithashtu nuk munguan dhe aplikimet me kolazhe .

Të gjithë patën mundësi të shprehnin talentin e tyre me idetë e ndryshme që vërtet të surprizonin. Në punimet e tyre figura e nënës ishte e realizuar shpeshherë si një engjëll që lëshonte ngrohtesinë e saj dhe trasmetonte dashurinë pa kushte kundrejt fëmijëve . Mesazhet  e ngrohta dhe  simbolet  si: figura e zemrës, lulet e ndryshme me tonalitete të ngjyrave të ngrohta ishin të aplikuara në to. Mbreselënëse ishin dhe vizatimet grafike bardhë e zi.Ekspozita u mbajt e hapur për dy ditë , në datat 3 dhe 4 mars, në pallatin e kulturës Aleksandër Moisiu”në Durrës , ku u mirëpritën të ftuarit , në veҫanti prindërit që mbetën të surprizuar dhe të emocionuar nga punimet e fëmijëve të tyre.Në këtë aktivitet ishin të ekspozuara  160 punime.Fëmijët pjesëmarrës u përkisnin klasave nga e para deri në klasën e dymbëdhjetë.Të gjitha këto punime krijuan shumë natyrshëm një buqetë të madhe me urime, dashuri dhe mirënjohje për NËNËN.

Etleva Hamedani