Në praktikën e përvitshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Kolegjeve, është realizimi i testimeve provë për nxënësit e klasave IX dhe atyre XII. Janë tri të tilla, për të cilat kemi folur dhe më parë dhe janë në lëndët e detyrueshme të Provimeve të Lirimit dhe të Maturës Shtetërore.Por nga ana tjetër dhe klasat X, XI nuk mbeten jashtë vëmendjes së  kompanisë arsimore “Turgut Ozal”, e cila siҫ organizon dhe monitoron testimet e lartpërmendura,edhe për këto klasa zhvillon Testet e Vlerësimit të Përgjithshëm (General Assessment Test). Sipas pohimit të kordinatores së shkollës sonë, Manuela Menekshi, GAT zhvillohet për të njohur dhe analizuar progresin e nxënësve  tanë dhe për të planifikuar veprime të mëtejshme të njohjes dhe të nxënies akademike. Struktura e provimit është sipas modelit të provimit të Cambridge Igsce dhe qëllimi i përgjithshëm i GAT është të zhvillojë aftësi që i ndihmojnë nxënësit tanë të bëjnë një jetë më të suksesshme.Për nxënësit e këtyre klasave janë planifikuar nga dy provime, të shtira në harkun kohor janar- prill 2021.Më konkretisht në klasat X është realizuar provimi i matematikës, në klasat XI provimi i anglishtes dhe në prill do të organizohet te klasat X provimi i anglishtes dhe te klasat XI provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë. Rezultatet e nxënësve të ҫdo kolegji renditen në bazë të rezultateve që kanë arritur në mënyrë individuale dhe për ata me rezultate më të larta do të shpërndahen edhe certifikata duke nxitur më tej dëshirën për të qenë sa më të motivuar dhe të suksesshëm.