Arsimi ka nevojë për burime të reja, njerëz të motivuar të cilët dëshirojnë të krijojnë një komunitet arsimor të ndërlidhur, bashkëpunues, të aftë për të rritur individin, për të transformuar procesin pedagogjik-arsimor në një rrugë evolucionare gjithëpërfshirëse dhe tërheqëse. Prandaj ne duam që nxënësit tanë të përqendrohen në qëllime të reja duke dashur t’i  përgatisim për garat shkollore me kurse specifike ashtu si ishte edhe konkursi i prezantimeve. Marrja e përgjegjësisë,  këshillimi mes nxënësish, puna në grup  bashkëpunimi  dhe më pas përballja me emocionin e prezantimit, ishin elementet të cilat morën rëndësi në këtë përballje.Ky parë dhe si një  investim personal në krijimin e një eksperience e cila do t’i shërbejë në të ardhmen të gjithë brezit që po vjen. Prezantimi është art më vete , dhe për këtë arsye kërkon dhe prodhon shumë emocion.Të largosh emocionet mbi të folurin në publik kërkon goxha guxim e për këtë ne duam që nxënësit të jenë të aftë për ta bërë dhe në mënyrën më të lirshme të mundshme. 

Në shkollën tonë garuan për plot 20 tema , nxënës të cilkeve 9-vjeҫare dhe të mesme.Ata në mënyrë dinjitoze shpalosën talentin jo vetëm në prezantim, por edhe në mbledhjen e informacionit mbi temat e përcaktuara , në shkrimin e saktë , alternimin e shkrimit me fotot ,videot , intervistat ,dramatizimet etj.U dhanë : 1ҫmim i parë , 1 ҫmim i dytë dhe 2 ҫmime të treta për nxënësit e ciklit të mesëm si  dhe 1 ҫmim i parë , 2 ҫmime të dyta dhe 3 ҫmime të treta për nxënësit e ciklit 9-vjecar. Kjo gjë për arsyen e vetme motivimin  si një sfidë që të gjithë duhet ta provojnë dhe të marrin pjesë.Të gjithë nxënësit pa përjashtim u nderuan me ҫmimin e  pjesëmarrjes duke marrë certefikata në mënyrë individuale. Ky konkurs do të jetë i hapur për ҫdo vit ,duke i dhënë kështu mundësinë e marrjes pjesë të të gjithë atyre që duan të sfidojnë veten në gjithҫka që u përmend më sipër dhe duke i inkurajuar ata përmes krijimtarisë së tyre të jenë interpretues aktivë për të transmetuar  tek më të rinjtë shembuj të tillë pozitivë .

                                                                                                            Migena Mehmeti