Në shkollën tonë tashmë janë organizuar disa debate të suksesshme, ashtu siҫ shkolla e programoi këtë vit. Këtë radhë, me përkrahjen e drejtorisë së shkollës, m’u dha mundësia që të organizoj një orë debati mes prindërve dhe fëmijëve. Megjithatë që në fillim të aktivitetit u deklarua se “ Sot nuk do të  quhej  klub debati. Sepse kjo marrëdhënie kaq e shenjtë dhe hyjnore nuk duhet të cënohet për asnjë arsye.”Aktiviteti do të ishte më tepër shkëmbim idesh,mendimesh për të larguar çdo barrierë që mund të ndikojë në këtë marrëdhënie.Marrëdhënia prind-fëmijë është ajo që ushqen zhvillimin fizik,emocional dhe shoqëror të fëmijës. Eshtë një lidhje unike që çdo fëmijë dhe prind do të mund ta shijojë. Komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve duket se është ҫelësi që ata të rriten të lumtur dhe të sigurt në vetvete.

Ndryshe nga herët e tjera që klubi i debatit  ka pasur një temë për të diskutuar në këtë aktivitet u përfshinë tri tema. U kërkua  mirëkuptim nga ana e prindërve pasi argumentet që fëmijët do të paraqitnin nuk ishin problemet që ato kishin me prindërit. Ata nxënës përfaqësonin  zërin e fëmijëve që kishin pyetur për gjatë një jave.Në fillim u prezantua një video me temë : “ Fëmija dhe teknologjia” . U diskutua marrëdhënia e fëmijëve të brezit të sotëm me telefonat dhe teknologjinë. Fëmijët dhanë argumentet e tyre, por gjithashtu edhe prindërit siç diskutojnë rreth  rrezikut të ekranit në shtëpi, ashtu i dhanë dhe argumentet përballë të gjithëve.Një shqetësim tjetër që ngritën ata ishte mënyra e pashëndetshme se si ushqehen fëmijët e tyre .Argumentet e tyre ishin shumë të forta sepse ata duan që fëmijët të jenë sa më të shëndetshëm. Të qëndrojnë larg ushqimeve të gatshme, pijeve me gaz etj.Tema tjetër e diskutimit ishte ndikimi i prindërve te vendimet që marrin fëmijët.Të dyja palët patën “mbrojtjet” e tyre. Fëmijët argumentonin që prindërit nuk duhet të ndërhynin vazhdimisht në problemet që ata kishin, sepse i bënin të humbisnin vetëbesimin. Ndërkohë që prindërit nga ana tjetër mbronin idenë që nuk i shikonin dot fëmijët të shqetësuar dhe prandaj kërkonin t’i ndihmonin. Aktiviteti u mbyll me mesazhe shumë të forta .  Marrëdhënia prind-fëmijë është shumë e bukur, por edhe delikate. Çdo brez ka mentalitetin e tij dhe brezat ndryshojnë nga njëri-tjetri, prandaj shpesh ka përplasje.Por harmonia në këtë marrëdhënie arrihet duke krijuar ura komunikimi, dhe kolegji “Turgut Ozal” e bën të mundur këtë gjë!


                                                                                                                       Marsida Shahini