Është thënë dhe më parë që në shkollën tonë një kujdes i veҫantë tregohet në përgatitjen e nxënësve për olimpiadat kombëtare, sidomos të lëndëve shkencore duke qenë se dhe prirjet e tyre  janë më shumë të fokusuara te këto lëndë.Ka qenë orientimi i mësuesve dhe dëshira e tyre në zgjedhjen e pjesëmarrjes në lëndën e dëshiruar, gjthmonë duke u bazuar në rezultatin e lëndës dhe aftësinë për t’iu përgjigjur kërkesave shtesë më shumë se sa ҫ’ofrohet gjatë një ore mësimore.Drejtoria e shkollës ka përcaktuar oraret që janë të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit, pa prishur aktivitetin mësimor, por që janë domosdoshmëri në arritjen e rezultateve të dëshiruara.Orët ekstra në funksion të përgatitjes për olimpiada  janë të planifikuara të premteve dhe të shtunave për lëndët: matematikë, kimi, biologji, fizikë dhe kompjuter.Nxënësit tanë kanë treguar interes për këto orë përgatitore ҫka e tregojnë me pjesëmarrjen masive dhe punën sistematike që bëjnë duke iu përgjigjur kërkesave të mësuesve të tyre.