Nga data 26 shtator – 07 nëntor 2020 u zhvillua faza e tretë e olimpiadave kombëtare 2019 – 2020 në Arsimin e Mesëm të Lartë në lëndët: fizikë, kimi, biologji, informatikë, gjuhë shqipe dhe letërsi, histori dhe gjeografi. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, mundësuan gjatë kësaj periudhe organizimin e tyre, duke mos e anashkaluar për shkak të pandemisë.(Kjo e fundit e pengoi zhvillimin e kësaj faze në kohën e planifikuar).
Shkolla “Turgut Ozal” pati pjesëmarrje të gjerë nxënësish në këtë fazë olimpiade në të gjitha lëndët. Ishte puna e tyre individuale autodidakte e kombinuar me punën e mësuesve të kolegjit dhe më gjerë, që solli rezultate të kënaqshme e ҫmime plotësisht të merituara.Po i ndajmë më ju këto ҫmime:
Në lëndën e biologjisë: Ҫmimi I Ilva Dushi
Ҫmimi II Laura Gazioni
Ҫmimi III Ergi ҫabja
Në lëndën e kimisë : Ҫmimi III Sabrina alushi
Në lëndën e matematikës: Ҫmimi I Dea Myshketa
Dhespina Pepa Peҫini
Enkel Pengu
Juri Nikolla
Ҫmimi III Arjola Mehmeti
Në lëndën e historisë : Ҫmimi I Alonsio Medolli
Në lëndën e gjeografisë : Ҫmimi III Xhorxhia Rrudha
Në lëndën e gjeografisë : Ҫmimi II Roxhers Çerçizi

Ndihemi krenarë për rezultatet e këtyre nxënësve dhe ju urojmë suksese në olimpiadat e vitit shkollor 2020 – 2021, të cilat startojnë me fazën e parë të tyre në muajin dhjetor.Puna përgatitore me ta dhe nxënësit e tjerë që i plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e olimpidave ka nisur që në muajin tetor.Shpresojmë në ecurinë e kënaqshme të nxënësve olimpiadistë, sepse besojmë te talenti, puna e palodhur e tyre dhe e mësuesve tanë.

Përgatiti:Lumturi Gjura