Ditën e martë, me datë 20.10.2020, në shkollën e mesme të përgjithshme “Turgut Ozal”, u mbajtën zgjedhjet për Presidentin e Senatit të Shkollës 2020-2021.Pas një periudhe të zhurmshme
njëjavore në ambientet e shkollës (gjatë minutazhit të pushimit,edhe pse jo me grumbullime), gjatë së cilës ishin shpallur kandidatët garues, erdhi dhe momenit i shumëpritur nga ata që do të votoheshin dhe ata që do t’i votonin.Nxënësit gjimnazistë nuk patën mundësi të mblidheshin si ҫdo vit në sallën e madhe të kinemasë për të ndjekur prezantimet e tri kandidatëve , plan- projektet e tyre në mënyrë që të krijonin bindjen se kujt do t”ia jepnin votën ( Kjo për shkak të
pandemisë).Por kjo gjë nuk i pengoi garuesit që fjalimet të cilat i kishin përgatitur ,t’i shpalosnin në të gjitha klasat.Madje nuk ishin vetëm,por kishin marrë edhe nga dy përkrahës që mbështetnin me argumente pse duhej t’i jepnin votën shokut apo shoqes së tyre.Vlen për t’u përmendur ajo ҫfarë ata i mëshonin së tepërmi në nxitjen e mendimit të lirë dhe krijues, aftësisë për të ndër marrë përgjegjësi si qeveri e nxënësve.

Të tre kandidatët ishin nga klasat XI,përkatësisht:Uendi Duriҫi, Eneo Gjoka dhe Malda Deromemaj.Fjalimet ishin interesante. Secili prej tyre kishte zgjedhur diҫka të veҫantë,por ajo
ҫka i bashkonte të gjithë kishte të bënte me faktin se “do të sillnin ndryshimin”.Po veҫojmë motot e ҫdonjërit prej tyre.Uendi u drejtohej bashkëmoshatarëve të saj me “You are what you
do,not what you say you’ll do”,Eneo me “I don’t speak the change.I make the Change”, dhe Malda me “You speak with your vote.So let me be your voice”.

Votimi u krye, procesi i numërimit dhe i verifikimit po ashtu. Me një diferencë fare të vogël votash fitoi Uendi Duriҫi.I urojme suksese presidentes së re dhe presim nga ajo …ndryshimin!