Tetori, Muaji i Librit u mbyll suksesshëm në shkollën “Turgut Ozal”.Nxënësit e ҫdo cikli, nga ai fillor e deri te Arsimi i Mesëm i Lartëi i kushtuan më shumë rëndësi leximit të librit.Ky mik i pandarë i tyre i shoqëroi jo vetëm për procesin mësimor, por edhe përtej tij.Ata zotëruan më shumë informacione, përjetuan më shumë ndjenja dhe emocione si dhe u argëtuan në të njëjtën kohë, sidomos nxënësit e moshave të vogla.

   Ky muaj nuk u mjaftua me kaq.Në shkollën tonë siҫ ka ndodhur tradicionalisht,gjatë  Muajit të Artit dhe Lertërsisë , startuan dhe u mbyllën me sukses aktivitete të shumta.Nxënësit tanë punuan me projekte të ndryshme ,kryesisht në lëndën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, duke sjellë punime  interesante në brendi dhe formë.Panot e shkollës morën tjetër pamje nga puna e palodhur e tyre.

    Nga aktivitetet e shumta që u zhvilluan veҫojmë konkursin e : esesë, vizatimit, këngës dhe recitimit.Këto u organizuan sipas kategorive:

Kategoria I:    klasa IV- VI

Kategoria II:   klasa VII-IX

Kategoria III:   klasa X-XII

   Nxënësit e ҫdo kategorie shfaqën talentin dhe përkushtimin e tyre në këto pjesëmarrje,ҫka bëri që një pjesë e tyre të shkonte drejt vendeve dhe ҫmimeve të merituara.Më konkretisht në konkursin e esesë për nxënësit që gjuhën shqipe e kanë gjuhën e nënës fituan :

Kategoria e parë:

Vend I: Ester Lako.

 Vendi II: Elisa Shera.  

Vendi III: Jonela Billa dhe Ersi Gjeci.

Kategoria e dytë:

Vend I: Marena Prifti  .

Vendi II: Ajna Jashari.  

Vendi III: Daniela Daullja.

Kategoria e tretë:

Vend I: Ersilda Ҫako.

Vendi II: Frensis Koka.

Vendi III: Ajla Mansi dhe Romina Xhauri.

Në konkursin e esesë për nxënësit që gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhën e nënëns fituan:

Kategoria e parë:

Vendi I Neva Tiryaki.               

Vendi II Ayhan Onder.

Kategoria e dytë:

Vendi I SAfiyye Sema Gog .      

Vendi II Hakan Bera Tiryaki.

Kategoria e tretë: 

Vendi I: Seyma Onder.

   Ne konkursin e recitimit zgjedhjet e fragmenteve nga nxënësit apo mësuesit e tyre ishin të përkryera.Duke synuar shpalosjen e kulturës shqiptare, rrënjosjen e vlerave të përcjella brez pas brezi, bëri të mundur që këto zgjedhje t’u përkisnin vetëm autorëve shqiptarë. Odhise Grillo, Mitrush Kuteli, Migjeni, Fishta ….e deri te lirikat e Lasgushit u përcollën këndshëm nga interpretimet e nxënësve të talentuar.Në këtë konkurs rezultuan fitues:

Kategoria e parë:

Vendi I Donalda Demo.

Vendi II Skënder Rruga.   

Vendi III    Bryan Dibra dhe Ejona Demo.

Kategoria e dytë:

Vendi I: Ejona Petoshati.       

Vendi II: Erka Koka .           

Vendi III:    Kejsi Koshi.

Kategoria e tretë:

Vendi I: Frensis Koka.

Vendi II: Fiona Dragoti. 

Vendi III:  Sefer Lekloti dhe Klearda Rrahmanaj.

   Konkursi i vizatimit pati pjesëmarrje të gjerë nxënësish  dhe sipas vlerësimit të mësueses së vizatimit,Etleva Hamedanit dhe dizajnerit, Aldo Rodostanit, punimet e tyre ishin si të bëra nga piktorë profesionistë.Nxënësit që rrëmbyen ҫmime ishin :

Kategoria e parë:

Vendi I: Rihana Sejdini. 

Vendi II: Kledis Kallmeti.  

Vendi III :   Rosela Sallufi dhe Esma Biҫaku.

Kategoria e dytë:

Vendi I: Dea Milaqi.          

Vendi II: Rajan Domi.         

Vendi III:     Safiyye Sema Gok.

Kategoria e tretë:

Vendi I: Aldrin Biҫaku.  

Vendi II: Fiona Dragoti.      

Vendi III: Andigoni Seva.

   Konkursi i këngës erdhi si qershia mbi tortë. Zërat melodiozë  dhe interpretimet e mrekullueshme prekën ndjenjat dhe emocionet e jurisë, pa mundur të prekin ndjenjat dhe emocionet e spektatorëve- nxënës ,siҫ ndodhte vitet e kaluara.( Pandemia nuk na e lejoi këtë).Nxënësit që spikatën më shumë krahasuar me të tjerët ishin:

Kategoria e parë:

Vendi I: Kledes Jasmi.

Vendi II: Karolina Shala.   

Vendi III:    Esma Biҫaku dhe Rejan Krasnaj.

Kategoria e dytë:

Vendi I: Jonisa Fama.

  Vendi II : Neart Myderrizi.

Vendi III : Jorkida Guri.

Kategoria e tretë:

Vendi I Alesia Cara.    

Vendi II Elidjola Rika.      

Vendi III  Ersia Ҫoku dhe Samantha Mustafaj.

   Rrugëtimi konkurrues i këtyre nxënësve nuk mbaron këtu, sepse ata do të përfaqësojnë kolegjin tonë në konkurset me shkollat e tjera të kolegjeve.

Ju urojmë suksese, jo vetëm juve ,por dhe mësuesve të palodhur që ndjekin përgatitjen tuaj.Spektatorëve tanë – nxënësve u premtojmë që edhe në mungesë të auditoreve ku ata grumbullohen për t’i ndjekur bashkëmoshatarët e tyre, do t’ua mundësojmë nëpërmjet video-regjistrimeve që të kenë mundësi t’i ndjekin nëpërmjet rrjetet sociale.