16 tetori solli risinë e shumëpritur për nxënësit e klasave V.Një vit ndryshe me plot emocione u  shfaq në fytyrat e gëzuara të nxënësve të këtyre klasave. Më në fund, tabletat ishin në duart e tyre! Nxënësit dhe mësuesit e klasave të pesta do të hedhin hapin e parë në një rrugë të re, e cila do të sjellë ndryshime në mësimdhënie dhe më shumë angazhim të fëmijëve në kërkim të informacionit bashkëkohor.Synimi i shkollës është t’i përgatisë nxënësit përherë e më shumë me aftësi krijuese e vizione të qarta për të ardhmen.Çdo tablet është formatuar me programet bazë dhe ka internet të kontrolluar nga qendra e IT-së së shkollës.

Përdorimi i tabletave në mësim u jep prioritet nxënësve me librat e digjitalizuar dhe lehtësimin e çantave nga librat e fletoret dhe, njëkohësisht, i nxit këta fëmijë ta përdorin teknologjinë tërësisht në marrjen e dijes.Kolegjet “ Turgut Ozal “ janë të parat në Ballkan në krijimin e klasave me Ipad.Ky është hapi i parë në një rrugë plot risi dhe zhvillime.Përdorimi i teknologjisë dhe metodave bashkëkohore me në qëndër nxënësnt në mësimdhënie nuk janë më trend, por domosdoshmëri e kohës.

Përgatiti:Emelinda Zaimi