Një ndër masat Anti – COVID është mbajtja e higjenës së duhur jo vetëm nga ana e personelit,mësimdhënësve, nxënësve dhe ҫdo punonjësi tjetër të shkollës “Turgut Ozal”, por edhe ambienteve të jashme e të brendshme të saj.Rregulli dhe pastërtia ditore realizohen me korrektësinë maksimale nga sanitaret e shkollës, të cilat përdorin detergjentët e duhur dhe dezinfektantët e tillë në përshtatje me ambientet përkatëse. Përveҫ kësaj,dezinfektimi tërësor kryhet nga një kompani e licensuar rregullisht ҫdo dy javë.Asnjë mjedis nuk lihet jashtë vëmendjes së specialistëve, të cilët sipas ambientit që dezinfektojnë përdorin pompat dhe solucionet përkatëse (Veҫojmë fushën e basketbollit, të volejbollit, palestrën, klasat apo kinematë). Në këto ditë të vështira pandemie kujdesi ndaj nxënësve dhe mbrojtja e shëndetit të tyre është  prioriteti i shkollës sonë.

Përgatiti:Lumturie Gjura