Ishte finalizimi i një muaji të tejmbushur me aktivitete për të cilat janë angazhuar mësues dhe nxënës, duke nisur me promovimin e librit, me konkurse në fusha të ndryshme e duke përfunduar me postera të nxënësve. Ky muaj i kushtohet tërësisht shkrimtarëve që me artin e tyre kanë dhënë e japin kontribut në letërsi dhe atyre që e vlerësojnë e adhurojnë të bukurën.

Vetë letërsia është arti i fjalës, si dhe të krijuarit e si e tillë i ka lejuar çdo nxënësi të shprehet sa më bukur në shkrim, aktrim, recitim e këngë. Një përkushtim kaq i madh nuk mund të mos shpërblehet pa vlerësime e çmime.

E ndërsa brezat shkojnë e vijnë, në shkollën tonë talentet asnjëherë nuk mungojnë e as nuk rrallohen, sepse arritjet të shprehura me vlerësime, me fjalët nga më të sinqertat shërbejnë si ushqim për shpirtin njerëzor. Duke shpresuar se e keni shijuar dhe jeni kënaqur po aq sa ne me të gjitha aktivitetet e këtij muaji.


Nuk na mbetet gjë tjeter VETËM të themi – SUKSESE!

Përgatiti: Elsona Okshtuni