Në shekuj letërsia dhe arti tërheq vëmendjen e njeriut ku nëpërmjet leximit nisim të kuptojmë të sotmen, por edhe njohim të kaluarën për të reflektuar mbi të ardhmen. Leximi i letërsisë së mirë është përvojë që na mëson çfarë jemi dhe si jemi,me veprimet tona,fantazinë dhe ëndrrat tona. Çdo vepër hap një dritare dhe  çdo  kryevepër  një portë në botën e kulturës. Kjo është magjia e artit dhe letërsisë.

Imagjinata, kurioziteti,ndjesitë estetike,shijet elegante,kërkimi i së bukurës që vihen re gjatë proçesit mesimor-edukativ tek nxënësit, ata tek të cilët shikohet përtëritja dhe fuqizimi i pontencialit intelektual dhe shpirtëror të vendit. Me qëllimin e fortë mbështetjen dhe fuqizimin e natyrës origjinale, gjykime kritike dhe punës krijuese.

Muaji tetor cilësuar si “Muaji i Artit dhe Letersisë” sjell një atmosferë të veçantë me aktivitete dhe konkurse të shumta. Që në ditët e para ishin punimet e nxënësve rreth temës: Libri në jetën tonë, ato që veshën mjediset e shkollës me plot ngjyra, ide dhe imazhe. Duke u pasuar me konkursin e pikturës, esesë, intepretimit që manifestojnë frymëzimin dhe shijet e shëndosha.

Si çdo vit ajo që duhet theksuar dhe vlerësuar është dëshira për pjesëmarrje e nxënësve ku aktivizimi dhe puna krijuese nuk mungon duke sjellë emocione.

Mbetet vetëm që të urojmë: Suksese!