Kompleksi “Turgut Özal” Durrës përbëhet nga 3 godina simetrike ; një kinema, një sallë e madhe konferencash , tre fusha sportive ,dy palestra dhe mjedise komode për zhvillimin e një mësimi sa më efektiv. Të gjitha ambjentet e shkollës janë të pajisura me sistem ngrohjeje dhe shumica e klasave kanë tabela elektronike. Çdo klasë ka nga 12 banka dhe në muret e klasave si dhe koridoreve janë vendosur stenda, të cilat paraqesin punimet e nxënësve në lëndë të ndryshme.

Godina C

  • Klasa për nxënësit nga klasa e 10-të deri në klasë n e 12-të
  • Laboratore bashkëkohorë të kimisë, biologjisë , fizikës dhe kompjuterit
  • Sallë mësuesish
  • Klasa për përgatitjen e nxënësve në olimpiada (Olympiad class)
  • Kantina e shkollës
  • Konsulenti i nxënësve
  • Palestër e mbyllur sportive
  • Konvikti

Godina B

  • Klasa për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasë n e 9-të
  • Laboratore bashkëkohorë të kimisë, biologjisë , fizikës dhe kompjuterit
  • Sallë mësuesish
  • Klasa për përgatitjen e nxënësve në olimpiada (Olympiad class)
  • Dhoma për t’i dhënë nxënësve olimpiadë të avancuar (Olympiad room)
  • Konvikt
  • Menza e shkollës
  • Menza e kopshtit
  • Palestër e mbyllur sportive
  • Zyrat e administratës së shkollës

Godina A

  • Klasa për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 5-të, kopshti dhe parashkollori.
  • Klasa për fëmijet e kopshtit të pajisura me dërrasë elektronike
  • Kabinete bashkëkohore të muzikës, pikturës si dhe kërcimit
  • Sallë mësuesish
  • Kantina e shkollës
  • Konvikt
  • Kënd lojrash për fëmijët e kopshtit
  • Dhomë gjumi për fëmijët e grupit të vogël të kopshtit
  • Zyra e psikologes së shkollës
  • Dhoma e mjekut
  • Laboratori i kompjuterit, klasa multimedia