CEMC(Centre for Education in Mathematics and Computing) është zyre e universitetit Kanadez Waterloo që zhvillon dhe administron shumë gara të njohura ndërkombëtarisht me qëllim ndihmesën në frymëzimin e gjeneratës së ardhshme të studenteve,zhvillimin e interesit,dashurisë për matematikën dhe kompjutërin.
Një ndër këto gara është dhe provimi “Pascal” i organizuar për klasat e nënta,ku u jep mundësi nxënësve që të argëtohen dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemave të matematikës.
Shkolla jonë është aurtorizuar nga universiteti Waterloo në organizimin dhe zhvillimin e këtij provimi në ambientet e shkollës tonë.
Ju urojmë suksese nxënësve pjesëmarrës!