Modeli i Kurrikulumit

Në institucionin tonë arsimor shkolla fillore ka 6 orë mësimi në ditë, ndërsa në ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm ka 7 orë mësimi.

Kurrikula është e miratuar nga ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë Gjuha angleze fillon në klasën e parë me plan të intensifikuar dhe deri në klasën e pestë, synohet të arrihet niveli pre-intermediate.

Në klasën e gjashtë lëndët shkencore si Fizikë, Kimi, Biologji, Matematikë dhe Informatikë zhvillohen në gjuhën angleze, po kështu vijon deri në klasën e dymbëdhjetë. Kurrikulat janë të njëjta me ato të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë Shqiptare por tekstet janë në gjuhën angleze.

Lëndët Gjuhë Shqipe, Histori, Gjeografi, Dituri Natyre, Aftësimi Teknologjik, Edukimi Figurativ, Edukimi Muzikor dhe Edukimi Fizik zhvillohen në gjuhën shqipe, në bazë të kurrikulave nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.