Konkursi Mesdhetar i Matematikës për të Rinj

Konkursi Mesdhetar i Matematikës për të Rinj, MYMC 2019, i cili u zhvillua në Napoli, Itali, në datat 17-20 korrik, i solli një tjetër fitore shkollës sonë. Ekipi shqiptar i të rinjve përbëhej nga katër nxënës përfaqësues të shkollave të mesme “Turgut Ozal” Tiranë dhe ” Turgut Ozal” Durrës: Bruno Bajo, Heidi Durrësi, Loard Bejko […]

Festa e klasës 2A & 2B

Momente të bukura na shoqëruan në këtë ditë feste e hareje, ku nën ritmin e muzikës, kërcimeve  dhe duartrokitjeve të pafundme, nxënësit e klasës së II dhanë shfaqjen e radhës. Emocionet dhe gëzimi në sytë e tyre u përcollën tek të gjithë të ftuarit në sallë. Kjo festë ishte një falenderim për të gjithë prindërit […]

COGITO SCIENCE OLYMPIAD

Olimpiada COGITO është kthyer tashmë në një traditë për kolegjet “Turgut Özal” dhe fondacionin Gülistan.Prej 8 vitesh radhazi nxënësit tanë testojnë njohuritë e tyre në lëndët shkencore:Matematikë,fizikë,biologji,kimi,TIK si dhe gjuhë angleze. Në këtë provim marrin pjesë nxënësit e ciklit 9-vjeçar si dhe të mesëm, nga klasa e 6-të deri në klasë të 11-të.Përzgjedhja e fituesve […]

Të Prezantojmë

Një aktivitet jokonkurrues i zhvilluar në shkollën tonë tërhoqi vëmendjen e të gjithë nxënësve. Bëhet fjalë për prezantimet e ndryshme që i përgatitën nxënësit për bashkëmoshatarët e tyre apo për më të vegjlit.Temat e përgjedhura ishin tepër interesante, didaktike dhe argëtuese. Nëpërmjet tyre nxënësit prezantues ngulitën te të tjerët vlerat e paqes,tolerancës,komunikimit të mirë, leximit […]

ASEF JUNIOR 2019

U finalizua panairi shkencor ASEF 2019.Në këtë aktivitet nxënësit konkuruan në kategori të ndryshme shoqërore dhe shkencore.Shkolla “Turgut Ozal” Durrës u paraqit denjësisht dhe fitoi shumë çmime në të gjitha kategoritë.Falenderojmë nxënësit dhe mësuesit për përkushtimin!

Olimpiada e informatikës

Garat midis nxënësve vazhdojnë dhe konkurenca bëhet gjithnjë e më e fortë. Kështu me datë 13.4.2019 zhvillohet Olimpiada e Informatikës në rang kombëtar. Pasi nxënësit kaluan me sukses fazën e dytë do të konkurojnë  për  fazën e tretë. U urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve!

7-8 Marsi

Me rastin e festës së mësuesit, nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” vizituan drejtorinë arsimore Durrës. 7 Marsi është një ditë e veçantë për të falenderuar mësuesit. Përkushtimi dhe sakrifica e tyre është çelësi i suksesit për të ardhmen e brezave. Urimet e përzemërta dhe dëshira për bashkëpunim në rrugën e arsimit ishte qëllimi i vizitës […]

Gjëra të vogla me zemër të madhe

Ne bëjmë gjëra tëvogla me zemër të madhe. Kjo moto na udhëheq çdo ditë në shkollë por sot ishte e veçantë për nxënësit e klasës së IV-A ku menduan të dhurojnë fëmijëve të Befotrofit Durrës disa ndihma të sjella nga familjet e tyre.

Trajnimi për sigurinë në punë

Siguria dhe shëndeti në punë ka të bëjë me garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes të shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar si dhe trajnimin e formimin e punëmarrësve e përfaqësuesve të punëmarrësve në përputhje me legjislacionin përkatës. Duke u bazuar […]