Pas Një Maratone Katër Mujore, Edicioni Jubilar i Albanian ICT Awards u Finalizua Në Mbrëmjen Gala Të Shumëpritur Të Së Premtes, Ku u Bë Shpallja e Fituesve Të Garës

Pas një maratone katër mujore, edicioni jubilar i Albanian ICT Awards u finalizua në mbrëmjen Gala të shumëpritur të së premtes, ku u bë shpallja e fituesve të garës.
Me një sukses të jashtëzakonshëm Eventi jubilar mblodhi plotë 400 pjesëmarrës.
Një ndër pjesëmarrësit e këtij edicioni ishte dhe nxënësi i klasës së 11-të Amar Haxhi, i cili u kurorëzua dhe me çmimin “Ylli në ngritje” ( “ICT Rising Star” ). Ai, në Albanian ICT Award, mori pjesë me aplikacionin e tij “Studen App”. Me këtë aplikacion ai pretendon të ndryshojë mënyrën e të mësuarit si dhe vet jetën e një nxënësi. Ne i urojmë suksese të mëtejshme Amarit.