Herë pas here ne sjellim në vëmendjen tuaj sukseset e arritura jo vetëm të nxënësve të tanishëm, por dhe të atyre që kanë mbaruar në kolegjin tonë.Njëra prej tyre është ish-maturantja e 2014-ës, Boriana Gjura, e cila është në vitin e fundit të studimeve të larta në universitetin e Prinstonit, në Amerikë.Rezultatet e shkëlqyera në kolegj dhe në provimin e SAT-it,sukseset në olimpiadat e matematikës, bënë të mundur që ajo të vazhdonte si bursiste në këtë universitet.Dhe rezultatet në këtë të fundit, sapo bënë që ajo të pranohet për studimet e doktoraturës, në Inxhinieri dhe Shkenca Kompjuterike, në Harvard.Si gjithmonë, dhe ketë herë i urojmë shumë suksese Borianës!