Ishte kënaqësi e madhe për nxënesit e klasës së II- A të shohin nga afër jetën e kafshëve dhe të shpendëve.

Nxënësit përveç lidhjes së koncepteve që kanë marrë në lëndën e Diturisë për “Gjallesat ” edhe u argëtuan shumë,në fermën e vogël,por të bollshme me shumë lloje kafshësh.
Vizituam gjithashtu edhe vreshtat,fushat e mbjella me jonxhe që shërbenin si ushqim për kafshët.
Falenderojmë prindërit Klausit dhe Klarës!

Vizita e Klasave Të Katërta Në Muzeun Arkeologjik

Sot,klasat e katërta vizutuan ” Muzeun Arkeologjik” dhe “Amfiteatrin” në qytetin e Durrësit. Për të konkretizuar më mirë temat mësimore në lënden e Historisë,nxënësit njohen më nga afër me traditën, kulturën dhe artin e ilirëve. Plot kureshtje e dëshirë për të mësuar më shumë për paraardhësit tanë,nxënësit zhivilluan një bisedë mbreselenese me ciceronen.