Krahas Dhënies Së Njohurive Të Reja Detyrë e Shkollës është dhe Edukimi Sa Më i Mirë i Brezave Të Rinj

Drejtoria e shkollës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së qytetit të Durrësit organizoi një seminar me temë’’Drogërat dhe efektet e tyre në jetën e njeriut’’, me qëllim që të informojë dhe ndërgjegjësojë nxënësit për të qëndruar larg veseve dhe fenomeneve që ndikojnë negativisht në jetën e tyre.