Rreth Nesh

Misioni

Përgatitja e individividëve profesionalisht të aftë, por dhe mbartës të vlerave si toleranca, dialogu dhe bashkëpunimi.

Edukimi i njeriut të aftë në përcjelljen dhe nxitjen e respektit të individëve ndaj vlerave humane.

Vizioni

Në themel të arsimit tonë qëndron edukimi i të rinjve të aftë, punëtorë, socialë, të moralshëm, idealistë.

Të rrisim brezin e artë të së ardhmes i cili do të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në çdo vend dhe çdo kohë.

Objektivi

Qëllimi kryesor i shkollës sonë është edukimi i brezave të mbushur me atdhedashuri ,mendjehapur, që do ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë duke ju përmbajtur principeve të shtetit ligjor dhe demokratik për të cilat ka nevojë e gjithë bota, të aftësojë nxënësit e tij në të gjitha fushat e jetës.

Historiku

HistorikuYnë

Orët e para mësimore në shkollat “Turgut Özal”, u zhvilluan në vitin 1996, në qytetin e Tiranës . Qysh prej asaj kohe, me rritjen për çdo vit të kërkesave për nxënës, me shërbimin që ofron nga cikli parashkollor, 9-vjeçar, i mesëm dhe universitar në vitin 2002 u hap dhe kolegji ‘’Turgut Ozal’’ në qytetin e Durrësit.

Fillimisht, nxënësit tanë frekuentonin këto institucione arsimore në ambiente të marra me qera në zona të ndryshme të qytetit, derisa në shtatorin e vitit 2011, u ngrit kompleksi “Turgut Ozal”, i cili çeli dyert e tij për qindra nxënës të arsimit parashkollor, 9-vjeçar dhe atij të mesëm. Tashmë aktiviteti ynë arsimor filloi të ndjekë rrjedhën e tij në mjediset e një shkolle të plotësuar në çdo aspekt me kushtet më bashkëkohore të mësimdhënies, ku nxënësit tanë marrin arsimimin përkatës ,duke nisur nga cikli parashkollor e deri në maturim. Aktualisht në kompleksin “Turgut Ozal” Durrës, për vitin arsimor 2017-2018, janë regjistruar mbi 700 nxënës. Nxënës të shkollës sonë kanë marrë pjesë në olimpiada të lëndëve të ndryshme në rang qyteti, kombëtar dhe ndërkombëtar ku dhe kanë rezultuar fitues të disa çmimeve si në rang kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar.

SHKOLLA JOPUBLIK ‘’TURGUT ÖZAL‘’ DURRËS