Rreth Nesh


CILI ËSHTË MISIONI YNË ARSIMOR?

    Përgatitja e individividëve profesionalisht të aftë, por dhe mbartës të vlerave si toleranca, dialogu dhe bashkëpunimi. Edukimi i njeriut të aftë në përcjelljen dhe nxitjen e respektit të individëve ndaj vlerave humane.

OBJEKTIVI YNË ARSIMOR

    Qëllimi kryesor i shkolles tone është edukimin e brezave te mbushur me atdhedashuri ,mendjehapur, qe do ta perfaqesojne denjesisht Shqiperine duke ju permbajtur principeve te shtetit ligjor dhe demokratik per te cilat ka nevoje e gjithe bota, të aftësoje nxënësit e tij në të gjitha fushat e jetës.

VIZIONI YNË ARSIMOR

    Në themel të arsimit tonë qëndron edukimi i të rinjve të aftë, punëtorë, sociale, të moralshëm, idealistë. Të rrisim brezin e artë të së ardhmes i cili do të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në çdo vend dhe çdo kohë. Të japim kontributin tonë në vazhdimin e miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij turk, si edhe ruajtjen e vlerave kulturore të përbashkëta.

KUSH JEMI NE?

    Kolegji “Turgut Ozal” u hap në qytetin bregdetar të Durrësit në vitin 2001 si përgjigje e kërkesave të shumta të qytetarëve të qytetit. Në këtë kolegj edukohen nxënës nga kopshti deri në gjimnaz. Kapaciteti aktual është 750 nxënës dhe shkolla ofron ambiente nga më modernet si lehtësi për nxënësit dhe mësuesit. Shkolla jone eshte hapur pas marrëveshjes që u bë në gusht të vitit 1992 ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Fondacionit Arsimor “Gülistan”. Në shkurt të vitit 1993 u bë ceremonia e hapjes së Kolegjit “Mehmet Akif” në prezencën e Presidentit te atëhershëm të Republikës Turke, të ndjerit Z. Turgut Özal. Me sukseset e arritura, shkolla jonë fitoi interesin dhe simpatinë e popullit shqiptar. Qysh prej asaj kohe, me rritjen për çdo vit të kërkesave për nxënës, me shërbimin qe ofron nga cikli parashkollor, 9-vjeçar, i mesëm dhe universitar, Kolegjet Turke janë institucioni arsimor privat më i madh në Shqipëri. Shkollat tona shtrihen në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.