Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës, gjatë vitit shkollor 2020-2021, ka organizuar aktivitete të ndryshme shkencore- kulturore, në të cilat janë përfshirë nxënës të shkollave publike dhe jopublike të Durrësit.Ndër to dhe nxënësit e shkollës sonë.Në mbyllje të këtyre aktiviteteve, drejtuesit e QKF, për nxënësit fitues në olimpiadat e matematikës për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të tetën , si dhe për nxënësit fitues në konkursin “Unë dhe kompjuteri” për nxënësit e ciklit nëntëvjeçar, realizuan shpërndarjen e certifikatave. Aktiviteti u realizua në ambientet e hotel”Bonitës”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të QKF(dhe të ish-drejtuesve të saj), me përfaqësues nga Drejtoria Arsimore dhe nga Bashkia.Këto të fundit,si gjithmonë janë mbështetëse të këtyre aktiviteteve, të cilat promovojnë dije dhe vlera.Shkolla jonë pati plot nxënës fitues. Ndër to veçojmë:Troi Qendro,Rihana Sejdini,Ejona Petoshati,Martin Meshkurti,Kejsi Tafa në olimpiadat e matematikës.Te konkursi “Unë dhe kompjuteri”spikatën:Irjan Kuliçi,Enid Reka,Alesio Dedja,Enri Maliqati dhe Sibora Ismalaj.