Ditën e shtunë , në datën 17 prill 2021, në kolegjin “Turgut Ozal” Durrës,u organizua provimi hyrës në kolegj, për vitin mësimor 2021- 2022, për nxënësit e klasave të teta që duan të vazhdojnë klasën e nëntë dhe për nxënësit e klasave të nënta që duan të vazhdojnë klasën e dhjetë.U regjistruan 475 nxënës, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si:Lushnja,Rrogozhina,Fieri,Prrenjasi,Berati,Tepelena,Kuҫova,Pogradeci,Burreli,Peshkopia, Saranda etj. Numri më i madh i pjesëmarrësve ishte nga Kavaja, Durrësi apo rrethinat e tyre, duke qenë se janë edhe vendet që e kanë më afër kolegjin dhe nuk kushtëzohen nga konvikti si nxënësit e qyteteve të tjera.Provimi zgjati dy orë e gjysmë, nga ora 10:00-12:30,kohë më se e mjaftueshme për t’u dhënë përgjigje pyetjeve nga lënda: e matematikës, logjikës dhe gjuhës shqipe.U zbatuan me rigorozitet rregullat anti-covid, duke filluar nga mjetet e higjienës  personale e deri te distancimi fizik.(Ambientet fizike të shkollës sonë e mundësojnë shumë mirë diҫka të tillë).Dyzet nxënësve  pjesëmarrës që arrijnë rezultatet më të larta, u ofrohet bursë në përqindje të ndryshme dhe të tjerët, po në bazë të rezultateve, fitojnë të drejtën për të studiuar në këtë kolegj.Shpesojmë që dëshira e tyre për të qenë pjesë e arsimit dhe edukimit tonë të bëhet realitet!