Pas ekspozitës së artit pamor “Nëna, frymëzimi ynë !” me  punime të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, u mendua që këto punime të memorizoheshin në një libër me të njëjtin titull.Duke parë se ekspozita pati nje impakt pozitiv dhe mbresëlenës u mendua që të përzgjidheshin punimet më të mira dhe të realizohej ky finalizim. Në bibliotekën e shkollës u shtua dhe një  libër me krijimtarinë e fëmijëve dedikuar nënës.Libër i veҫantë krahasuar me të tjerët, sepse mbart shumë dashuri, mirënjohje e falenderime për krijesën më të ëmbël në botë dhe në një formë shumë domethënëse: nëpërmjet vizatimeve. Emocioni apo përcjellja e mesazheve realizohet nëpërmjet ҫfarëdolloj forme arti, nuk është e thënë që leximi të realizohet vetëm nëpërmjet fjalës.Për realizimin e këtij libri falenderimet i adresohen drejtorisë së shkollës, që si gjithmonë tregohet mbështetëse në lloje të ndryshme veprimtarish, mësuesen e palodhur dhe të talentuar  të vizatimit Etleva Hamedanin, si dhe mjeshtrin e dizajnit të këtij libri Aldo Rodostanin.