Nëntori qe i mbushur me plot aktivitete në shkollën tonë. I cilësuar si Muaji i Historisë dhe  Gjeografisë solli në vëmendjen e të gjithëve figura të shquara të historisë botërore, ngjarje që lidheshin me to, monumente të ndryshme në kujtim të fakteve historike, apo vendeve të tilla që lidheshin me ҫdonjërën prej tyre.Pa dyshim që vendin kryesor e zinte historia e lavdishme e vendit tonë, një histori e mbushur me heronj e bëma që përcillet fuqishëm nga njëri brez tek tjetri.Nxënësit nëpërmjet projekteve të shumta sollën trevat e hershme të banuara nga shqiptarët me kalatë dhe objektet historike me shumë vlerë,sikurse dhe monumentet e shumta natyrore  që pasqyrojnë bukurinë e pafundme të natyrës shqiptare të pëlqyeshme dhe të vlerësuar jo vetëm nga ne, por kushdo vizitor që i ka prekur nga afër ato.

Nxënësit e ҫdo cikli mësimor ishin të përfshirë në  aktivitetet e këtij muaji.Vogëlushët e kopshtit nën drejtimin e edukatoreve të tyre, me doҫkat e vogla bënë vizatime e punuan mbi kartona kryesisht flamuj e shqiponja, simbolet kombëtare për të cilat dashuria ka filluar t’u rrënjoset që tani.

Nxënësit e ciklit fillor përgatitën projekte me të cilat kuqëluan mjediset e klasave dhe korridoreve të shkollës.Një pjesë e tyre i prezantuan ato në Powerpoint në klasat me  tabela elektronike. Veҫohen ndër të tjera prezantimet nën titullin “Patriotët”,ku trajtonin figura të shquara të kombit shqiptar.Në ditë të ndryshme të këtij muaji u shfaqën dhe filma shqiptarë.

Nxënësit e ciklit 9 – vjeҫar, përveҫ projekteve, të vendosura në klasa dhe korridore, një pjesë të konsiderueshme të tyre i shpalosën në hollin e shkollës, duke i dhënë asaj një pamje të denjë e festive. Nuk mungonin pikturat nga nxënësit e talentuar, të bëra posaҫërisht me tema historike.Nxënësit e klasës IX C kulmuan me vendosjen në skenë të dramës “Gjaku i Arbrit”.

Nxënësit e shkollës së mesme e zgjeruan hartën e veprimtarive historike duke dalë përtej historisë kombëtare.Figura të shquara të historisë botërore si : Cezari, Karli i Madh,Bonaparti etj,u renditën krahas Skënderbeut,Ismail Qemalit,Ahmet Zogut e Adem Jasharit.Projektet e gjimnazistëve trajtonin historinë shqiptare nga gjeneza me fiset ilire,principatat arbërore …e deri te shpallja e Pavarësisë së Kosovës .Në orë të veҫanta u shfaq dhe një dokumentar kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit.

Aspekti historik, natyror e kulturor i vendbanimeve të ndryshme në mënyrë të përmbledhur u soll në formën e një albumi fotografik, përgatitur nëpërmjet teknologjisë në mënyrë mjeshtërore nga vetë nxënësit.Në mbyllje veҫohen aktivitetet skenike të ҫdo cikli me interpretime të tilla si:ese,recitime, valle, instrumentale dhe dramatizime në nderim të 28 dhe 29 Nëntorit.