Familjet e dëmtuara nga tërmeti në fshatin Manzë, ishin destinacioni i radhës i ndihmave të mledhura dhe të shpërndara nga klubi “Shpresa”, i shkollës “Turgut Ozal” Durrës.Këtë herë ndihma konsistone në dhënien e pakove ushqimore.Ishin përgatitur 70 të tilla.Disa nga nxënësit e këtij klubi,mësues dhe drejtues të shkollës, të shoqëruar nga prefekti i Qarkut të Durrësit,zoti Roland Nasto, realizuan shpërndarjen e tyre në ato familje që ishin verifikuar paraprakisht nga kryeplaku i këtij fshati,(i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aktiviteti) e që realisht mund të ndihmoheshin sadopak në zbutjen e fatkeqësisë së tyre.Shkolla jonë e koordinoi punën e saj me strukturat vendore të sipërpërmendura që këto ndihma të adresoheshin në familjet e duhura.

Ishte prekëse të shikoje gëzimin, lumturinë në sytë e fëmijëve, nënave apo gjyshërve, të cilët përveҫ aspektit material, i gëzonte më tepër fakti që nuk ishin familje të braktisura dhe të harruara, por ishin në qendër të vëmendjes edhe nga institucione siҫ është shkolla jonë.

Vlen të theksohet dëshira e nxënësve për t’iu gjendur pranë sa më shumë njerëzve në nevojë të cilët janë të shtresave të ndryshme. Kujtojmë këtu ndihmat e dërguara në jetimore, në azilin e pleqve,në qendrën e njerëzve me aftësi ndryshe, në familjet e varfra apo në familjet e dëmtuara nga tërmeti siҫ qe dhe ky rast.

Bashkohem me moton e nxënësve përfaqësues të klubit “Shpresa”: “Vazhdoni të ndihmoni, sepse dhënia nuk të varfëron, përkundrazi të lumturon e fisnikëron aq sa s’thuhet.”