Në shkollën “Turgut Ozal” organizohen herë pas here orë të hapura informuese nga psikologia e shkollës, Migena Mehmeti.Këto orë kanë shtrirje nga kopshti deri në klasën e dymbëdhjetë (Shpërndarja e tyre do të jetë gjatë gjithë vitit mësimor).Gjatë bisedës me psikologen, ajo vë në dukje se këto orë kanë për qëllim përqasjen e institucionit me shërbimin psiko-social në adresë të nxënësve. Këto orë lidhen me: ҫfarë e shqetëson familjen, shkollën, nxënësin sot,fenomenet që
janë forcuar së fundmi dhe që kanë të bëjnë me harresën e vlerave të vërteta si dhe zgjerimin e njohurive dhe teknikave të ndryshme për të pasur një jetë të qetë emocionale dhe fizike.

Këto orë kanë për qëllim bashkëbisedimin mbi rëndësinë e moshës, veprimeve të tyre, menaxhimin e situatave stresuese, parandalimin e bullizmit, përmirësimin e aftësive komunikuese etj.Me pak fjalë nxënësit të kuptojnë vlerat e vërteta të edukimit që janë
domosdoshmëri e formimit të karakterit të secilit.

Në varësi të situatave të krijuara do të vijojnë edhe oët informuese.Psikologia ka projektuar tashmë një teknikë e cila do të synojë interesin e vazhdueshëm me nxënësit kryesisht mbi ecurinë
e emocioneve dhe të sjelljes.