Orët e hapura informuese vijuan edhe me nxënësit e klasave të Arsimit të Mesëm të Ulët.Tema e përzgjedhur për ta ishte “Teknologjia,bota virtuale dhe informacioni, të mirat dhe kujdesi në lidhje me to”.Kjo temë është tepër e thekshme jo vetëm për këtë moshë, por dhe
më gjerë. U vlerësuan aspektet pozitive që sjell përdorimi i teknologjisë, sidomos në vjeljen e shpejtë të informacionit, në paraqitjen estetike të realizimit të një detyre a projekti etj,por nga ana
tjetër u theksua se në ditët e sotme vihet re një prirje drejt përdorimit të teknologjisë edhe pa arsye.

Lidhja më shumë se ҫ’duhet më të sjell situata problemore në familje, në shkollë apo dhe mjedise shoqërore.Nxënësit i vërtetonin edhe vetë këto problematika duke përforcuar mendime e psikologes dhe po ashtu i bashkoheshin mendimit të saj se duhet ekuilibruar koha midis internetit, shkollës, familjes e shoqërisë reale dhe të ishin sa më larg aksesit vartës të rrjeteve të ndryshme për të organizuar më mirë jetën e tyre në kuptimin e vërtetë që mbart ajo.