Mesdita e 16 tetorit solli pak ngrohtësi e buzëqeshje te individët e Shoqatës së invalidëve Para-Tetraplegjikë, në degën e Qarkut Durrës.Përfaqësuesit e stafit të mësuesve të shkollës “Turgut Ozal” dhe drejtoria e shkollës i vizituan nga afër shumicën e pjesëtarëve të kësaj shoqate duke kaluar disa ҫaste me to e duke biseduar për përditshmërinë e jetës së tyre që ashtu sikurse tregonin ata nuk është se ishte e lehtë,sidomos në situatën e pandemisë.Nisma humanitare e nxënësve të  klubit “Shpresa” u fokusua te kjo shtresë në nevojë duke u dhuruar 74 pako  ushqimore.

Për shkak të masave Anti-COVID, nxënësit nuk ishin të pranishëm fizikisht në këtë ambient,por prania e tyre shpirtërore ishte tepër e ndjeshme me sensibilizimin që sollën te njeri-tjetri me realizimin final të atyre pakove.Edhe falenderimet e përfaqësuesve të Shoqatës natyrisht që  u adresoheshin atyre me vlerësimin e mirënjohjen më të thellë.Ata u shprehën madje se donin të ishin të pranishëm në aktivitetet që organizonte kolegji se e kishin të nevojshme dhe pjesën e socializimit e argëtimit ndoshta dhe më shumë  se atë materiale, gjë që u mirëprit nga drejtoria e shkollës.Drejtoresha e kësaj Shoqate, Adivije Hoxha e mbylli falimin përshëndetës  për kolegjin dhe nxënësit e saj me fjalët:”Zoti ua shpërbleftë me mirësi e suksese në të gjitha rrugët e jetës!”

Përgatiti:Lumturie Gjura