Dhe kështu pas verës trokiti vjeshta dhe bashkë me të trokitën vogëlushët në derën e çerdhes së tyre më të dashur, atë të kopshtit. Kjo ditë e bukur pritet plot emocion dhe gëzim si nga fëmijët po aq më shumë  edhe nga prindërit. Vogëlushët do tu rikthehen lodrave, numrave, shkronjave, do të takohen përsëri me mësuesit dhe shokët. Për shumë prej tyre 1 shtatori do të jetë dita e parë që do të fillojnë rrugën e gjatë të dijes.

Këta vogëlushë do mësojnë të thërrasin mësuese, do njohin shokë të rinj, do mësojnë e këndojnë ndonëse ashtu me gjuhën e tyre fëminore, por aq të dashur. Ata që ndiejnë më shumë emocion për këtë ditë janë prindërit të cilët shkëputen gradualisht nga fëmijët, duke i’a mirëbesuar mësueseve dhe institucionit tonë. 

Në këtë ditë të parë të kopshtit nuk mungojnë as lotët e gëzimit nga prindërit, po ashtu edhe lotët e pafajshëm të këtyre vogëlushëve. Të gjithë ne kemi bërë dhe dë të bejmë më të mirën për këta fëmijë. Tek ne ata do të gjejnë ambientin e përshtatshëm dhe komod. Të gjithë e dimë dhe jemi të ndërgjegjshëm  rreth  situatës që po kalojmë dhe kjo na e venit pak gëzimin e kësaj dite, por me kujdes dhe përkushtim maksimal jemi të sigurt që do ia dalim. Ne do të bashkëpunojmë për më të mirën e këtyre vogëlushëve dhe të gjithë neve .Nuk na mbetet gjë tjetër që t’ju urojmë një vit sa më të mbarë. 

Mirëse të vini fëmijë të dashur! Kopshti po ju pret dhe zërat tuaj të cilët i kanë munguar i japin jetë  dhe mposhtin çdo frikë.