“Toka”, planeti i marrëdhënies së ndërsjelltë midis saj dhe mbarë njerëzimit .Dita Ndërkombëtare e Tokës synon ndërgjegjësimin ndaj kujdesit për të, jo vetëm gjatë kësaj dite, por për çdo ditë, çdo vit që kalon. Ndërhyrjet pa vend sollën atë që njihet me emrin “ngrohja globale”, duke shkaktuar pasoja të dëmshme për
banorët e saj. Koha në të cilën po jetojmë po na e tregon më së miri se sa e rëndësishme është të mbrojmë planetin tonë për të pasur një shëndet më të mirë.

Këto fenomene kërcënuese për njerëzimin na bëjnë të kuptojmë se ne po marrim mesazhe të rëndësishme të cilat duhet të na bëjnë më të përgjegjshëm. Ne nuk mund të ndalojmë dot asnjë dukuri natyrore, por mund ta ndihmojmë natyrën në favorin tonë duke qenë miq
të mirë të saj dhe të njëri-tjetrit. Kjo situatë e vështirë për njerëzimin ishte krejt ndryshe për planetin. Toka si kurrë më parë ka marrë frymë lirisht pasi oksigjeni ka qenë në nivelin më të lartë. Duket sikur planeti thotë mushkëritë e mia janë më të shëndetshme se kurrë e për pasojë dhe tuajat gjithashtu.

Kështu që më mbroni mua e unë tju mbroj juve. Shprehja se:”pas çdo të keqe vjen një e mirë” është më me vend se kurrë. Pas këtyre
tërmeteve dhe kësaj pandemie, i madhë e i vogël të reflektojë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tij dhe të çdo banori të tokës. Me dëshirën e mirë së bashku mund të bëjmë gjëra të mira duke u siguruar çdo banori të ri që vjen në këtë botë një të ardhme më të mirë. Asnjëherë nuk e është kurrë vonë për të shtuar sipërfaqet e
gjelbëruara të globit, i cili mbështetet në duart tona dhe ne strehoemi tek ai.

Punoi:Suida Kadiu