Amfiteatri i Durrësit mbetet një prej më të mëdhenjve të botës së lashtë dhe një ndër dhjetë amfiteatret më të bukur romakë. Ai klasifikohet ndër më të mëdhenjtë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.

Një eksperience e veçantë, po aq e re sa edhe e vjetër, mirëpreti sot nxënësit entuziastë të historisë, artit dhe arkitekturës. Ishin pikërisht nxënësit e klasave të XII-ta që vizituan ambientet e amfiteatrit dhe diskutuan njohuritë që ata kishin për amfiteatrin.

Ishte kënaqesi për nxënësit që gjatë kësaj vizite të kishin guide Gred Brahon, nxënës i Turgut Özal College, Durrës.
Gredi u trajnua së bashku me 64 të rinj të tjerë në kuader të projektit “Youth Guide for Durrës” financuar nga UNDP dhe Bashkia Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here